SKEDA/ ' Partia e Lirisë i ka 300 Vojo Kusha!' A po kërcënon Ilir Meta? Historia e heroit mbi tank

SKEDA/ ' Partia e Lirisë i ka 300 Vojo Kusha!' A po kërcënon Ilir Meta? Historia e heroit mbi tank

Ilir Meta dhe Vojo Kushi

Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat teksa sulmonte kreun e SPAK, Altin Dumanin tha ndër të tjera se Partia e Lirisë ka 300 mijë Vojo Kushë në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë saj. Heroi i Luftës Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare, ra dëshmor në Tiranë në atë zonë që njihet si ‘Kodra e Kuqe’.

Ai njihej për gjestin e tij heroik që u hodh mbi tankun e fashistëve. Shtëpia ku ai gjendej në Kodrën e Kuqe, u rrethua nga fashistët 30 minuta pasi ishte larguar Enver Hoxha.

Më pas Vojo Kushi mbeti i vrarë bashkë me Xhorxhi Martinin dhe Sadik Stavalecin. Përleshja zgjati disa orë dhe sipas dëshmive Vojo në fund u hodh mbi tank dhe ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi më 7 tetor 1942, ndërsa trupi i tij u varros në varrezat ortodokse në Tiranë.

Në luftën e re të Metës ndaj SPAK, analogjia  e tij me Vojo Kushin e sheh tankun si Prokuroria e Posaçme, ndërsa simpatizantët e tij i sheh teksa hidhen si dëshmorë.

Një diskurs politik i përsëritur edhe në vitin 2019 kur ishte president, apo në vitin 2021, pak para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Meta atëherë ende President, përmendte personazhe Mujo Ulqinakun, Vojo Kushin, Vasil Laçin, Avni Rustemin.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara

Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara