Teksas, “Harvey” pritet të godasë
sërish sot disa zona në Hjuston

TEKSAS- Stuhia “Harvey” pritet të godasë sërish disa zona brenda dhe rreth Hjustonit, të cilat do të përballen me shtim të sasive të reshjeve deri në 30 cm, duke e çuar sasinë e përgjithshme në rreth 127 centimetra në disa pjesë të qytetit.

Deri më tash janë konfirmuar të paktën 9 viktima si pasojë e asaj që konsiderohet si stuhia më e fortë që ka goditur Hjustonin në 50 vitet e fundit.
 
Shumë prej të evakuuarve po përballen me vështirësinë e gjetjes së një strehe për t’u mbrojtur nga shirat e shumta, shqetësim mbetet një goditje tjetër e stuhisë që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.
 
Kryebashkiaku i Hjustonit Sylvester Turner tha se më shumë se 3 mijë vetë ishin shpëtuar, pasi kishin mbetur të bllokuar dhe rreth 8 mijë ndodhen nëpër strehët e ngritura nga emrgjencat.
 
“Rrugët janë ende të pasigurta dhe do të ndihmonte shumë nëse njerëzit do të qëndronin larg tyre”, u shpreh Turner.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen