Tekstet shkollore,PD amendament
në Kuvend:Të paguhen nga shteti

Tekstet shkollore,PD amendament<br />në Kuvend:Të paguhen nga shteti<br>
Partia Demokratike i është rikthyer sërish çështjes së teksteve shkollore, të cilat sipas përfaqësuesve të kësaj force politike, duket të jepen falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Dy ditë më parë, Grupi Parlamentar i PD ka depozituar në Kuvend amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

“Shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, ky është propozimi i depozituar në Kuvend, nga Partia Demokratike, me 30 tetor.

Tekstet shkollore të paguara nga shteti ka qenë një propozim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh.

"Qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë. Shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE. Tekstet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familjet e varfra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët", u shpreh Basha.



d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman