Tekstet shkollore, PDIU: Qeveria
të kërkojë mësim shqip në Greqi

Tekstet shkollore, PDIU: Qeveria<br />të kërkojë mësim shqip në Greqi
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke marrë shkas nga vizita e ministrit  grek të Arsimit, ka kërkuar nga qeveria shqiptare të kërkojë mësimin shqip të emigrantëve në shtetin Helen. Në një deklaratë për mediat, PDIU thekson se ministri grek Andreas Loverdos bëri presion me kartën e integrimit europian. PDIU i kërkon qeverisë shqiptare të mbaj të njëjtin qëndrim sin ë Beograd edhe me Greqinë, sa i përket kësaj çështjeje.


Deklarata e plotë e PDIU

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndoqi me vëmendje vizitën e ministrit të Arsimit të Greqisë, Andreas Loverdos në Tiranë. Dalja e tij përpara përfaqësuesve mediatik shqiptar si një polic që flakëron kamxhikun me karotën e integrimit evropian, përbën fyerjen më të rëndë ndaj vlerave të familjes së madhe ku Greqia bën pjesë dhe Shqipëria aspiron.

Përpara se t’i tregojë vendit tonë si duhet të mësojë pakicën greke në Shqipëri, ministri grek le të shohë se në ç’gjuhë dhe me çfarë tekstesh mësojnë pakicat shqiptare në Greqi: nga arbërorët e Atikës, Eubesë, Viotisë dhe Peloponezit deri te vëllezërit tanë të Çamërisë. Shqipëria i respekton minoritetet e saj, për shkak të madhështisë shqiptare dhe jo për shkak të “policëve të keq” që herë pas here dërgon Athina në Tiranë.

Rishikimi i teksteve të historisë nuk mund të bëhet me arrogancën e politikanëve. Ministri grek foli në Tiranë për t’u dëgjuar në Athinë, pasi partia e tij po zhduket nga skena politike, në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, siç përshëndeti qeverinë shqiptare për dinjitetin e treguar në Beograd i bën thirrje që të njëjtin dinjitet ta tregojë edhe në Tiranë, përballë arrogancës që ndokush prej Athine dëshiron të tregojë. PDIU dhe Shoqata “Çamëria” i bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit të kërkojë publikisht përfshirjen e historisë dhe gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë në tekstet shkollore greke, si një e vërtetë historike e pamohueshme.

Po ashtu, PDIU i kërkon Ministrisë së Arsimit që të kërkojë publikisht nga pala greke mësimin në shqip të të gjithë emigrantëve, arvanitasve dhe çamëve të padëbuar, në zbatim të parimit të reciprocitetit, bazuar në po ato argumente që ministri grek na rrëfeu dje. Ky është i vetmi qëndrimi dinjitoz dhe evropian që çdo shqiptar pret nga përfaqësuesit e vetë politikë.
 

 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën