TIRANE - Shkolla 9-vjeçare “7 Marsi” përdor tekstin alternativ të Gjuhës Shqipe, tekstet e së cilës janë problematike me përmbajtje që nxisin dhunën dhe urrejtjen.
“A1 REPORT” është ndodhur në klasën e 2A në këtë shkollë dhe rastësisht ora e fundit mësimore ishte me lëndën e Gjuhës Shqipe. Nxënësja Ema Pulaj na lexon pjesën “Shkumësi magjik “ për të na treguar sesi e kupton atë.
Çfarë kuptove nga ky tekst?
Nxënësja: Që Tomori i tregoi shokut të tij që nëse e fut shkumësin në ujë ai tretet dhe nëse e pi të ngrihet temperatura.
Ti do ta provoje për të mos ardhur në shkollë?
Jo, ngaqë mua më pëlqen shumë shkolla, s’ka rendësi se sa te vështira janë mësimet, por mua më pëlqejnë.
Edhe pse kjo përmbajtje nuk i edukon fëmijët, këto tekste do të vazhdojnë të jenë në duart e tyre gjatë gjithë vitit. Mësuesja e kësaj klase Entela Alushi i siguron prindërit e këtyre nxënësve se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi kurrikula mësimore i lejon ato të shmangin tekstet me përmbajtje jo të përshtatshme për nxënësit.
“Unë e kuptoj ndjeshmërinë e prindërve për pjesët që kanë lexuar dhe të cilat i kanë quajtur të papërshtatshme. Ne si mësues kemi një program mësimor tek i cili mbështetemi dhe ai është kryesori nga ne, libri është dytësor i cili ndihmon në procesin mësimor. Mësuesi më dijeni e tij profesionale, i cili është një 10% është në gjendje që ta zëvendësojë këtë orë mësimore me diçka tjetër. Mësimi ka për qëllim të edukojë nxënësit dhe jo t’i ç’edukojë ata”, shprehet mësuese Entela.
Çdo vit mësuesit e klasave përkatëse mblidhen së bashku për të përzgjedhur tekstet më të cilat do të punojnë me nxënësit e tyre. Në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” së bashku me mësuese Entelën kanë qenë edhe dy mësuese të tjera që kanë përzgjedhur tekstet me shumicë votash.
“Libri kalon në disa filtra të caktuar, e cila duhet të ishte shumë rigoroze përpara se të vinte tek mësuesi. Përzgjedhjen e librit e bën me një Komision i cili është me votim, secili mësues jep votën e tij”, thotë ajo.
Sipas mësuese Entelës alternativat për një tekst duhet të jenë më të pakta që të bëhet i mundur filtrimi i plotë i çdo teksti. Vetëm për klasën e dytë ka pasur pesë alternativa për lëndën e Gjuhës Shqipe, ndërsa për lëndën e Matematikës ka pasur 8 tekste alternative. Vitin e ardhshëm pritet që reforma e arsimit parauniversitar të reduktojë alternativat për çdo tekst, 1 deri në 2 maksimumi.
Pas publikimit në rrjetet sociale të teksteve problematike, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla deklaroi se do të merren masa deri në heqjen e tyre nga tregu.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO