TEL AVIV – Izraeli risulmon Gazën edhe pas marrëveshjes së armëpushimit

GAZA, 15 korrik /ATSH-Anadolu/ - Izraeli rifilloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, vetëm gjashtë orë pasi njoftoi se ka pranuar një propozim për armëpushim nga Egjipti. Avionë luftarakë izraelitë kanë sulmuar në mënyrë të njëpasnjëshme disa pjesë të Rripit të Gazës pasditen e sotme, gjashtë orë pasi qeveria izraelite njoftoi se kishte pranuar propozimin e armëpushimit nga Kajroja. "Sulmet kanë lënë të paktën gjashtë palestinezë të plagosur, fatmirësisht duke mos lënë asnjë viktimë", njoftojnë burimet mjekësore palestineze. Një fermë në pjesën veriore, dy parcela tokash në jug dhe në pjesën qendrore si dhe një bazë lidhur me brigadat "Ezzeddi", krah i armatosur i fraksionit të rezistencës të lëvizjes Hamas, në jug të territorit, ishin shënjestrat e avionëve izraelitë. Pranimi i marrëveshjes për armëpushim kishte si qëllim dhënies fund të ofensivës njëjavore izraelite që ka lënë pothuajse 200 të vdekur dhe mijëra të plagosur palestinezë./ /k.ll/ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”