TEL AVIV – Obama kërkon armëpushim të pakushtëzuar në Rripin e Gazës

TEL AVIV- Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti amerikan, Barack Obama theksoi nevojën për ndërprerje urgjente të përhershme të zjarrit në Rripin e Gazës. "Obama theksoi qartë rëndësinë strategjike të vendosjes urgjente të armëpushimit të pakushtëzueshëm humanitar, që do të çonte në dhënien fund të armiqësive dhe do të rezultonte me ndërprerje të përhershme të dhunës, në bazë të një marrëveshjeje për ndërprerjen të zjarrit të nëntorit të vitit 2012", tha në komunikatën për shtyp Shtëpia e Bardhë. "Çdo zgjidhje e përhershme e konfliktit izraelito-palestineze duhet të sigurojë çarmatimin e të gjitha grupeve terroriste dhe çmilitarizim të Gazës", theksoi ai./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani