IZRAEL - Një person ka mbetur i plagosur në këmbë jashtë ambasadës amerikane në Tel Aviv.

Një zëdhënës i policisë Micky Rosenfeld ka konfirmuar se një person ka plagosur me një thikë një nga rojet e ambasadës, që më pas i ka qëlluar me armë.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar. Sipas radios së Jeruzalemit, “sulmuesi” është një izraelian me precedent penal dhe nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

(lç/shqiptarja.com)