Telashe për ish-këshilltarin e Trump
nuk deklaron të ardhurat nga Rusia

Telashe për ish-këshilltarin e Trump<br />nuk deklaron të ardhurat nga Rusia
Sërish telashe për ish-këshilltarin e Trump, Michael Flynn të cilit nuk i ndahet ‘makthi rus’

Michael Flynn ish-këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare  nuk ka  deklaruar të ardhurat, pagesat nga një rrjet televiziv rus dhe një firmë e lidhur me Rusinë në formën e deklarimit të të ardhurave të muajit shkurti, të paktën kështu raporton agjensia e lajmeve Reuters.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Shtëpia e Bardhë në të ardhurat e firmosura nga Flynn, ai ka listuar angazhimet tek entitetet ruse përfshirë edhe televizionin “Russian Today” dhe kompaninë ajrore “Vogla-Dnepr”.

Mosdeklarimi i këtyre të ardhurave që vijnë Rusia mund t’i shtojnë edhe më tej telashet  ligjore ndaj Flynnit.

Flynn kontakte me Rusinë, kërkon imunitet

Ai u detyrua të dorëhiqet vetëm pak ditë pas emërimit pasi u akuzua se kishte kontaktuar me ambasadorin rus në SHBA.

Madje dy ditë më parë ai kërkoi imunitet që të dëshmonte për raportet e tij me Rusinë e cila akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane duke favorizuar Donald Trump.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane