Duket se debati i ashpër mes dy kandidatëve Macron dhe Le Pen nuk përfundoi brenda studios televizive, pasi kreu i En Marche ka akuzuar rivalen e ekstremit të djathtë për shpifje.
Le Pen gjatë debatit telelvizv u shpreh se Macron ka llogari offshore në Bahamas.
Edhe pse ai e mohoi sot ndërmori veprim konkret duke e akuzuar formalisht Le Pen e cila tha se nuk ishte një akuzë por thjesht një pyetje nëse ai kishte llogari të tilla.
Por telashet për kandidaten e ekstremit të djathtë nuk kanë të sosur.
Teksa ajo ndodhej për vizitë në veri të Francës ajo është pritur nga protestues të shumtë të cilët kanë hedhur vezë ndaj saj duke i kërkuar të largohej.
“Larg fashistët” janë shprehur qytetarët.
Le Pen dhe Macron janë dy kandidatët të cilët do të përballen në garën e 7 majit ku francezët zgjedhin pasardhësin e presidentit Francois Hollande.
Presidencialet, Macron fiton debatin e ashpër televiziv me Le Pen
Dy orë e gjysmë televizive të mbushura me debat,tension, fyerje dhe me moderator të pazotë për të dhënë zgjidhje.
Është kjo cfarë ndodhi mbremjen e djeshme në debatin televiziv mes dy kandidatëve për president të Francës Marine Le Pen e ekstremit të djathtë dhe Emannuel Macron i En marche.
Por ai që u tregua më bindës dhe që sipas sondazheve fitoi këtë duel të parë ishte proevropiani Macron. 63% e publikut vlerësuan Macron, dhe vetëm 34% Le Pen.
Retorika mes tyre ishte e ashpër, një përballje e vërtetë e transmetuar në 4 stacione televizive.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO