Telashet s'kanë fund për Juventus, UEFA fillon hetimin zyrtar për bardhezinjtë

Telashet s'kanë fund për Juventus, UEFA fillon hetimin zyrtar për bardhezinjtë

Juventus

Çështja e Juventusit shtrihet edhe në nivel europian. UEFA, duke pranuar ankesën nga La Liga dhe Javier Tebas, kanë hapur një hetim zyrtar për të ardhurat dhe bilancet e klubit të Juventusit.

“Dhoma e Parë e Trupit të Kontrollit Financiar të UEFA sot hapi një hetim zyrtar kundër Juventus FC për shkelje të mundshme të licencimit të klubeve dhe rregullave të Fair Play-it financiar. Hetimi nga Dhoma e Parë  do të fokusohet në shkeljet e supozuara financiare të bëra publike së fundmi pas procedurave të kryera nga Consob dhe Prokuroria Publike e Torinos", tregon UEFA në njoftim.

Me tej në njoftim thuhet se pas kontrollit të verës në klubin bardhezi, UEFA dhe Juventus kishin një marrëveshje shlyerje. Nëse pas kontrolleve bilancet dalin ndryshe dhe Juve ka ndryshuar bilancet, UEFA paralajmëron masa ndëshkuese.

"Më 23 gusht 2022, Seksioni i Parë i CFCB përfundoi një marrëveshje zgjidhjeje me Juventus FC. Kjo marrëveshje shlyerjeje është lidhur në bazë të informacionit financiar të paraqitur më parë nga Kompania në lidhje me vitet financiare të përfunduara në 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022. Në rast se pas përfundimit të këtij hetimi, gjendja financiare e klubit është dukshëm e ndryshme nga ajo e vlerësuar nga Seksioni i Parë i CFCB në kohën kur është lidhur marrëveshja, ose nëse dalin ose bëhen të njohura fakte të reja dhe materiale, Seksioni i Parë CFCB rezervon të drejtën për të përfunduar marrëveshjen e zgjidhjes, të ndërmarrë çdo veprim ligjor që e sheh të përshtatshëm dhe të vendosë masa disiplinore në përputhje me Rregullat e Procedurës së UEFA CFCB në fuqi. Dhoma e Parë e CFCB-së do të bashkëpunojë me autoritetet vendase dhe nuk do të japë komente të mëtejshme për këtë çështje derisa hetimi është në vazhdim", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pas hetimeve për shkelje të fair-play financiar, presidenti dhe gjithë bordi drejtues i Juventus dhanë dorëheqjen pak ditë më parë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë