Telefonata e ankthit Trump-Putin:
prioritet lufta ndaj terrorizimit

Telefonata e ankthit Trump-Putin:<br />prioritet lufta ndaj terrorizimit
Lufta kundra terrorizmi ndërkombëtar, marrëveshja për ndërhyrjen në Siri ishin këto çështjet kryesore  të bisedës telefonike aq shumë të pritur mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

‘Dy presidentët u treguan të gatshëm të arrijnë një marrëveshje mes forcave ruse dhe amerikane me qëllimin për të luftuar shtetin islamik dhe të gjitha organizatat terroriste në Siri” thuhej në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Kremlini.

Por kjo marrëveshje do të bazohet edhe në zhvillimet më të fundit pasi Moska është aktualisht forca dominante në Siri dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.

Megjithatë, në njoftimin rus mbi telefonatën vërehet qartë mospërmendja e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundrejt Rusisë, të cilat kanë qenë subjekt spekulimesh në ditët e fundit.

Këtë të shtunë manjati pati disa telefonata të rëndësishme me udhëheqësit e Japonisë, Gjermanisë, Francës dhe Australisë, por sigurisht ajo që pritej me shumë ankth ishte pikërisht telefonata me Putin.

Telefonata Trump-Merkel
Në telefonatën mes Trump dhe Merkel pikë e nxehtë bisedimi ishte Aleanca Euroatlantike, NATO. Dy liderët  kanë pranuar se NATO duhet të jetë i aftë të përballojë kërcënimet e shekullit të 21 dhe se mbrojtja e përbashkët ka nevojë për investime të përbashkëta dhe se të gjithë aleatët duhet të kontribuojnë me kuota të drejta.

Biseda Trump Hollande
Ndërsa sa i përket bisedës së manjatit me presidentin francez Hollande pikë kyce ishte klima dhe politikat proteksioniste.
Kreu i Champs Elysee paralajmëroi homologun se proteksionizmi është një përgjigje pa rrugëdalje, që sjell pasoja ekonomike dhe politike. Sa i përket klimës, Hollandei kujtoi Trump rëndësinë e aplikimit të marrëveshjes së arritur në Paris.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje