Shtëpia e Bardhë u shpreh se është përpjekur që të qetësojë Kinën pas telefonatës që presidenti i zgjedhur Trump zhvilloi me presidenten e Tajvanit Tsai Ing-ëen.
Biseda mes tyre shkaktoi frikë te Kina pasi SHBA nuk ka marrëdhënie formale më Tajvaninm çka Kina e konsideron një provincë separatiste.
Pas telefonatës, Kina bëri edhe një ankesë formale diplomatike.
Zyra e Shtëpisë së Bardhë siguroi se nuk do të ketë ndryshim politikash me Kinën.
Pekini u frikësua pasi pas telefonatës, manjati bëri edhe dy postime në rrjetin social tëitter ku kritikonte politikat monetare të Kinës dhe operacionet e saj në Detin e Kinës së Jugut.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se është e vështirë të thuash se çfarë qëllimi kanë veprimet e presidentit të zgjedhur. Por, ai theksoi se politika amerikan për Tajvanin është e njëjtë prej 40 vjetësh dhe përqendrohet në promovimin dhe ruajtjen e stabilitetit e paqes.
Tajvani nuk njihet nga SHBA si një vend i pavaruar dhe nuk kanë raporte diplomatike por njëkohësisht Ëashingtoni nuk njeh pretendimet e Kinës mbi këtë vend.
Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com