Telefonata Trump-Putin,'pikat e
nxehta': Siria,Koreja e Veriut

Telefonata Trump-Putin,'pikat e<br />nxehta': Siria,Koreja e Veriut
 Dy liderët Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë biseduar me njëri-tjetrin për herë të parë pas sulmit me armë kimike mbi Sirinë, cka tensionoi raportet mes SHBA dhe Rusisë.

Gjatë bisedës telefonike dy homologët ranë dakort se të gjithë duhet të bëjnë gjithcka për t’i dhënë fund luftës në Siri, si dhe të bashkëpunojnë në luftën kundër shtetit islamik.

“Biseda ishte pozitive dhe përfshiu diskutime mbi krijimin e zonave të sigurta për të mbërritur në paqen përfundimtare" thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë e cila konfirmon se udhëhqësit diskutuan edhe për mënyrën sesi duhet të zgjidhet.

Vendimi i Trumpit për të lëshuar 59 raketa “Tomahaëk” mbi bazën ajrore siriane më 4 prill, si raprezalje për sulmin me armë kimike, irritoi së tepërmi rusët dhe çoi në disa shkëmbime deklaratash të ashpra mes dy qeverive.

Në deklaratë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Uashingtoni do të dërgojë një përfaqësues në bisedimet e armëpushimit sirian në Astana të Kazakistanit, që do të zhvillohen ditën e mërkurë dhe të enjte.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin