Telefonatat nën rrënoja...Emocionet e rralla të shpëtimit të jetëve! Me zjarrfikësit që nga Patosi u nisën të parët për Durrës (VIDEO)

Misioni i shpëtimit të jetëve të personave në nevojë, do t’i shoqërojë gjatë gjithë profesionit të tyre, por atë që vështirë ta harrojnë, është ndihma në tërmetin e 26 nëntorit. Ekipi i zjarrfikësve të Patosit, ishin të parët që shkuan në Durrës për të kërkuar e shpëtuar bashkëkombës nën rrënoja. Të angazhuar tek hotel “Mira Mare” në Durrës, Komandanti Alket Halimi, ka të ngulitur në memorje telefonatën me një person nën gërmadha, të cilin arriti ta nxjerrë me duartrokitje.

“Ekipit të zjarrfikësve të Patosit i ra rasti që të shkonte në hotelin Mira-Mare, i cili ishte komplet i shkatërruar. Kemi kontaktuar në momentet e para me pronarin e hotelit, i cili na dha planimetrin, planvendosjen e hotelit dhe dhomat, duke na dhënë detaje ku mund të jenë trupat e njerëzve. Aty ka filluar puna për nxjerrjen e personave të gjallë ose të vdekur. Pas rreth 5 apo 6 orësh kërkimesh kemi konstatuar një person të gjallë nën rrënoja, i cili kërkonte ndihmë. Kemi kontaktuar me të në telefon, i cili ka thënë se ishte poshtë rrënojave. Është bërë një punë e shkëlqyer nga zjarrfikëset shqiptarë, pas një pune të shkëlqyer kemi arritur t’a nxjerrim të gjallë personin në fjalë”, thotë Halimi për Report Tv.

Por nuk mungonte as dhimbja për fatkeqësitë në jetë.

“Ditën e katërt të kërkimit kemi nxjerr një person të vdekur. Mbaj mend që ka qenë një 51-vjeçar, kamarieri i hotelit Mira-Mare”, shton ai.

Nga Patosi në Durrës në hotel “Mira-Mare” mbërritën grupi prej 14 zjarrfikësish. Zjarrfikësi Ervist Kasaj tregon për momentet e shpëtimit të jetëve njerëzore të ditës së parë të kërkimeve dhe sfidën për të arritur poshtë rrënojave.

“I heqim ca mbeturina që kishte aty, ca orendi që ishin të dëmtuara dhe na vjen një përgjigje e dobët. Në atë kohë kuptojmë që ishte gjallë një person por nuk e dinim ku ishte pasi zëri vinte nga të katër anët. Gjetëm drejtimin ku ishte personi dhe aty po mundoheshim të gjenim pikën e saktë pasi ishte vështirë, ishin pesë soleta njëra-mbi tjetrën. Hapëm një vrimë dhe arritëm që të shkonim deri tek ai, ndjemë kënaqësinë të madhe që e gjetëm gjallë”, kujton Kasaj.

Në ndihmë të autoriteteve shqiptare erdhën një numër i konsiderueshëm forcash nga e gjithë Shqipëria dhe vendet fqinje.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mk...: 26/11/2020 23:50

    O Vorba bosi nga Patosi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja