
Sonte u zhvillua një telefonatë e re mes presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me fokus nevojat e Ukrainës për pajisje ushtarake dhe zhvillimet në situatën në Mariupol.
Kjo është mësuar nga burime në Elysee. Zelensky, tha presidenca franceze, "falenderoi Francën për dërgesat e armëve të bëra tashmë, vlera e të cilave arrin në 100 milionë euro".
Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu për rolin e Francës "në mobilizimin e fondeve evropiane për furnizimin e vendit me pajisje ushtarake, që sot ka arritur një vlerë prej 1.5 miliardë euro".
Macron përsëriti mbështetjen për Ukrainën dhe solidaritetin nga Franca.
Lajmi kryesor:
Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë









