Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Jashtme britanike, Yvette Cooper, lidhur me “sulmet e vazhdueshme të regjimit iranian në të gjithë Lindjen e Mesme dhe rëndësinë thelbësore të rikthimit të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.
Sipas një deklarate të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, Rubio dhe Cooper “ranë dakord për nevojën e një angazhimi ndërkombëtar për të garantuar që trafiku detar të lëvizë lirshëm dhe furnizimet energjetike të arrijnë në tregjet globale”.
Lajmi kryesor:
Lufta, Trump pranon propozimin e Pakistanit: Do pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për 2 javë, por të hapin menjëherë Ngushticën e Hormuzit











