Sipas Coskun, çmimin prej 12.5 milionë eurosh, i vendosur nga ministri i Teknologjisë së Informacionit për licencën e tretë 3G, si çmim-dysheme, duket i paarsyeshëm. Sipas tij, ka shumë të ngjarë që Eagle Mobile të mos marrë pjesë në garë. Vitin e kaluar Çalik Holding, pronari turk i telefonisë fiske në Shqipëri, shkriu dy kompanitë e telefonisë, Albtelecom dhe Eagle Mobile, në një shoqëri të vetme. Sipas drejtuesve, ky vendim është marrë për një menaxhim më efikas dhe për ulje të kostove, që do t'i lejojë kompanive të jenë më kompetitive në çmimet e shërbimeve për publikun. Megjithatë, Vodafone fitoi të drejtën për shërbimin e parë në vend 3G me një shifër mbi nivelin e 30 milionë eurove, ndërsa AMC e fitoi licensën e dytë me një shifër pak më të lartë se kjo e tanishmja. Por, nga ana tjetër, Albtelecom ka shumë të përhapur shërbimin e internetit nëpërmjet linjave ekzistuese të telefonisë fikse, që kërkojnë një investim shumë më të vogël se sa investimi i transmetimit me telefoni të lëvizshme.
sg/shqiptarja.com)