Telegrafikisht/Kush është Giuseppe Conte, Kryeministri i sapozgjedhur në Itali?

Telegrafikisht/Kush është Giuseppe Conte, Kryeministri i sapozgjedhur në Itali?

Kur në maj të vitit 2018, emri Giuseppe Conte mbërriti në tryezën e Presidentit të Republikës Italiane Sergio Mattarella, nga disa media italiane ai u markua si një njeri pa cilësi, megjithatë me një kurrikul për tu respektuar. Kopertina e l'Espresso i dha atij atë kohë emrin nofkë Conte Zelig.

Romaca e harruar e Conte-s me ministrit të rrënuar Matteo Salvini

Pasi kaloi një romancë publike me ministrin Salvini, i cili rrëzoi qeverinë verdhë e gjelbër në fillim të gushtit, Conte është bërë një yll i përmasave të mëdha, madje, nga italianët, edhe më i vlerësuar sesa atëherë kur ata e panë atë vetëm si interpretues apo noter.

Një besim i fortë katolik dhe një përgatitje e mirë

Me origjinë nga qyteti i Foggia, Conte është një profesor universiteti me fame. Ai shquhet për një besim të fortë katolik, shumë afër fondacionit ‘Villa Nazareth’, ‘Oksfordi’ i vogël në periferi të Romës, ku ai ka studiuar, e cila me dekada të tëra ‘ka gjuajtur’ talente të reja, shpesh fëmijë të familjeve jo të pasura italiane.

Një CV ndërkombëtare

Giuseppe Conte u diplomua në Drejtësi në vitin 1988 dhe ndoqi specializimin në Yale dhe në ‘New York University’. Ai është një avokat civil, profesor i Të Drejtës Private në Universitetin e Firences dhe ‘Luiss’ të Romës.

Conte nuk do të jetë më një noter

Giuseppe Conte nuk do të kryejë rolin e garantuesit të një pakti qeveritar. Pas provës 14-mujore me ekzekutivin e mëparshëm ai ndryshon regjistrin dhe nëse gjithçka shkon mire, ai do të luajë një rol integral si Kryeministër pasi ka marrë edhe miratimin e presidentit amerikan Donald Trump i cili e vlerësoi atë përmes një postimi në Twitter.

I dikurshmi "Njeriu pa cilësi", ka dëshmuar se ka cilësi të mëdha dhe tashmë gëzon mbështetjen dhe respektin ndërkombëtar që i duhet vërtet Italisë.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen