Telegraph: Berati i dyti mes 30 
qyteteve më të bukur të Europës

Telegraph: Berati i dyti mes 30 <br />qyteteve më të bukur të Europës
Berati renditet në vendin e dytë  mes 30 qyteteve më të bukur të Evvopës shkruan prestigjozja britanike Telegraph. Ky klasifkim është bërë nga agjensitë  japoneze të cilat duan të promovojnë turizmin në vendet e vogla të Evropës.

Agjencitë japoneze të turizmit kanë listuar 30 qytetet më të bukura në Europë dhe vendi i dytë i takon Shqipërisë, me Beratin e “një mbi një dritareve”.

Tendencat e turistëve japonezë ka zgjedhur t’i publikojë prestigjiozja britanike Telegraph.

“ Lagjia Mangalem, ndodhet në qytetin e Beratit, në Shqipëri dhe shtrihet në brigjet e lumit Osum. Eshtë një pasuri që mbrohet nga UNESCO. Në kohën mesjetare ka qënë qytet kufi me Perandorinë Bizantine dhe këtë e dëshmon edhe kështjella e saj”-citohet në shkrim.

Për turistët japonesë këto destinacione duket se  përbëjnë tendencat e këtij viti. Ato janë përzgjedhur nga 300 agjenci që janë pjesë e  Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit, që duan të promovojnë turizimin në vendet e vogëla të Europës.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj