Telekom Albania e Bayern München
surpriza për të gjithë sportdashësit

Telekom Albania e Bayern München<br />surpriza për të gjithë sportdashësit
Të gjithë sportdashësit dhe veçanërisht tifozët e skuadrës gjermane Bayern München do të kenë mundësi të ndjekin LIVE ndeshje të këtij ekipi në “Champions League” dhe “Bundesliga”.Si pjesë e Deutsche Telekom që është mbështetësi kryesor i Bayern, Telekom Albania u jep pajtimtarëve mundësinë e artë për të parë nga afër këtë skuadër në stadiumin “Allianz Arena”.

Në @Telekom Community Store pranë zonës së ish-Bllokut ka qenë pikëtakimi ku është prezantuar për herë të parë mekanizmi i lojës promocionale që nis me datë 20 shkurt dhe mbyllet me datë 5 maj.

Të gjithë pajtimtarët me parapagesë dhe pajtimtarët individualë me kontratë, pa asnjë kosto mund të bëhen pjesë e lojës promocionale duke dërguar një SMS me tekst FCB në numrin 142. Fituesit do të shpallen përmes një algoritmi me përzgjedhje rastësore. Për pajtimtarët me parapagesë, çdo ofertë që ata aktivizojnë shton mundësitë për të fituar, pasi ajo numërohet si pikë në shorte. Ndërsa, për pajtimtarët individualë me kontratë pikët do të ndahen në bazë të planit të tyre tarifor.

Telekom Albania do të hedhë katër shorte, përkatësisht në datat 4 mars, 25 mars, 15 prill dhe 5 maj dhe në secilin short do të shpallen 2 fitues. Fituesit nuk do të udhëtojnë vetëm, pasi Telekom u jep atyre mundësinë të marrin një tjetër person për të ndjekur ndeshjen. Secili fitues përfiton një udhëtim çift, ku përfshihet fluturimi, akomodimi për dy netë dhe biletat e ndeshjes që zhvillohet në “Allianz Arena”. Sfida e parë është ajo e datës 16 mars, ku Bayern München  pret ekpinin torinez Juventus. Më pas do të vijohet me ndeshje të tjera të Champions League dhe Bundesliga.

Fituesit e datave 25 mars dhe 15 prill do të ndjekin ndeshjet çerek finale dhe gjysëm finale të Champions League në rast se Bayern München do të kualifikohet. Nëse Bayern nuk arrin t`i kalojë këto faza, ata do të ndjekin ndeshje të këtij ekipi në kampionatin Bundesliga.
Klubi i Bayern München është një ndër tre ekpiet më të preferuara në Europë dhe në Shqipëri ka grupin më të organizuar të fansave. Informacione të hollësishme dhe detaje të përditësuara  për këtë lojë promocionale do të gjenden në faqen telekom.com.al/bayern

Loja promocionale dhe të gjithë fansat shqiptarë të Bayern München janë përshëndetur me anë të një videomesazhi nga katër lojtarë të këtij ekipi. Tomas Müller, Arjen Robben, Thiago Alcantara dhe Jerome Boateng dërguan një mesazh special për abonentët e Telekom Albania.
Telekom, pjesë e Grupit Deutsche Telekom, do të vazhdojë të jetë më pranë pajtimtarëve me surpriza të tjera, në mënyrë që secili të ndihet pjesë e rrjetit që i lidh me Europën.

telekom

telekom
 
Rreth Deutsche Telekom

Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim cellular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të