Tragjedia me zjarret/ Telekom albania solidarizohet: Komunikim falas me shqiptarët në Greqi

Tragjedia me zjarret/ Telekom albania solidarizohet: Komunikim falas me shqiptarët në Greqi

Telekom Albania

Duke u solidarizuar me tragjedinë që qytetarët në Athinë janë përballur dje dhe sot, Telekom Albania i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë në Greqi dhe familjarëve të tyre duke lehtësuar komunikimin mes tyre. Për orët në vazhdim, deri më 25 Korrik, ora 18:00 abonentët e Telekom Albania nuk do të tarifojë për SMS të dërguara drejt numrave grekë.

Stafi i ekspertëve të Telekom Albania janë duke punuar maksimalisht për të siguruar komunikimin mes shqiptarëve në zonat e prekura dhe familjarëve të tyre.

Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, z. Dimitris Blatsios, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e prekura nga katastrofa e shkaktuar prej zjarrit në periferinë e Athinës.

Nderkohë, solidarizohemi me të gjitha grupet e shpëtimit, të cilët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta çuar gjendjen drejt normalizimit. Ne ndjejmë detyrimin që t’i qëndrojmë pranë abonentëve tanë dhe të afërmve të tyre që jetojnë në Greqi, sidomos në këto çaste të vështira. Prandaj, morëm vendimin që të mundësojmë komunikimin falas gjatë këtyre orëve kritike”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, z. Dimitris Blatsio.

Telekom Albania, si kompani me përgjegjshmëri sociale, përherë ka angazhuar burimet e saj njerëzore, financiare dhe teknologjike për zvogëlimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur