Teleskopi evropian gati të eksplorojë 'universin e errët'

Teleskopi evropian gati të eksplorojë 'universin e errët'

Foto nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s

Një teleskop hapësinor evropian do të nisë nga Florida në një kërkim për të zgjidhur një nga pyetjet më të mëdha në shkencë: nga çfarë përbëhet Universi? Misioni Euklid do ta bëjë një hartë të madhe tredimensionale të kozmosit në një përpjekje për të zbuluar disa nga vetitë e të ashtuquajturave materie dhe energji e errët.

Së bashku, këto dukuri duket se kontrollojnë formën dhe zgjerimin e gjithçkaje që shohim atje. Megjithatë, studiuesit pranojnë se nuk dinë pothuajse asgjë rreth tyre. As materia e errët, as energjia e errët nuk mund të detektohen direkt. Ky hendek i madh në njohuritë e njerëzimit do të thotë se ne nuk mund ta shpjegojmë me të vërtetë origjinën tonë, thotë profesoresha Isobel Hook. Vështrimet e teleskopit Euklid paraqesin gjasat më të mira për të shkuar drejt të kuptuarit të kësaj origjine, beson astronomja në Universitetin Lancaster të Mbretërisë së Bashkuar.

“Do të jetë si të nisesh në një anije para se njerëzit ta dinin se ku kishte tokë në anët e ndryshme [të planetit]. Ne do ta hartojmë universin në përpjekje për ta kuptuar se ku përshtatemi me të dhe si kemi arritur këtu”, tha ajo për BBC News.

Teleskopi Euklid, 1.4 miliardë eurosh, pritet të niset në orën 5:12 më 1 korrik. Ai do të dërgohet në një pozicion vëzhgimi rreth 1.5 milion kilometra larg nga Toka, në anën e kundërt të planetit me Diellin. Edhe pse ky projekt është i drejtuar kryesisht nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), misioni ka të dhëna të rëndësishme shkencore dhe inxhinierike edhe nga agjencia hapësinore amerikane (NASA).

Eksperimentet e mëparshme kanë sugjeruar që energjia e errët përbën rreth 70 për qind të të gjithë energjisë në Univers; materia e errët rreth 25 për qind; ndërsa e gjithë materia e dukshme – si yjet, gazin, pluhurin, planetët dhe njerëzit – përbën rreth 5 për qind. Për ta zbërthyer natyrën e energjisë dhe materies së errët, teleskopi Euklid do të kryejë një hulumtim gjashtëvjeçar. Detyrë kryesore e tij do të jetë hartimi i shpërndarjes së materies së errët, materie kjo që nuk mund të detektohet drejtpërdrejt, por që astronomët e dinë se ndodhet atje për shkak të efekteve të gravitetit.

Teleskopi Euclid prej 1.4 miliardë eurosh (1.2 miliardë £) është gati të ngjitet në një raketë Falcon-9 nga Kepi Canaveral në orën 11:12 me kohën lokale (15:12 GMT/16:12 BST). Euklidi do të dërgohet në një pozicion vëzhgimi rreth 1.5 milion km nga Toka, në anën e kundërt të planetit me Diellin. Edhe pse kryesisht një projekt i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), misioni ka të dhëna të rëndësishme shkencore dhe inxhinierike edhe nga agjencia hapësinore amerikane (NASA).

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion