Disa pajisje të modifikuara për komunikim janë gjendur në burgun e Peqinit dhe atë të Burrelit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka konfirmuar se kontrollet janë ushtruar 5 ditë më parë në qelitë e burgjeve, ku u zbuluan dy televizorë të përshtatur për komunikim.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontrolle për drogë e sende të ndaluara dhe si rezultat kanë gjetur dy pajisje, që të burgosurit i kishin përshtatur për të komunikuar me numër telefoni dhe me internet. Mësohet se dy pajisjet janë sekuestruar, ndërkohë që autoritetet nuk kanë bërë të ditur asnjë emër të burgosurve që i posedonte.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit dhe asaj të Matit.