Teliti: Shqiptarët s’mund të rrinë në vend edhe 4 vite PD, plan për ta nxjerrë vendin nga gremina

Shefi i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti tha se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro dhe se nuk ka shënuar sukses as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në punësim. Ai tha se në 8 vite qeverisje, Rama la në baltë vendin, por që PD ka një plan të qartë për ta nxjerrë vendin nga greminë ku e ka futur vendin kryeministri.

"Te gjithë ju e dini tashmë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vjet me Edi Ramën ne krye dhe kjo është arsyeja përse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në punësim. Shqiptarët nuk mund të përballojnë të mbeten në vendnumëro edhe për katër vite të tjera me Ramën. Është koha për ndryshim sepse ata që e lanë Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.

Rama ndonëse premtoi taksim të ndershëm dhe ulje taksash për 97% të shqiptarëve, ai bëri të kundërtën, i rriti taksat për të gjithë ju. Rama rriti taksat për të gjithë shqiptarët që marrin një rrogë më të lartë se 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Tani, dy muaj para zgjedhjeve, përsëri Rama nuk tërhiqet nga taksimi vrastar progresiv, por premton të vazhdojë të taksojë me të njëjtat taksa ata që marrin pagë më të lartë se 400 mijë lekë të vjetra. Taksat e rritura, keqmenaxhimi dhe zbuzivizmi u kanë kushtuar rëndë shqiptarëve. Në 8 vite të gjithe qytetarët shqiptare paguan 3 miliardë euro më shumë taksa.Në 8 vite u ngarkuam në kurrizin tonë me 3.2 miliardë euro borxh shtesë. Në 8 vite paratë e taksave tona shkuan për PPP, lukse zyrash e tendera pa garë", tha Teliti.

Teliti tha se Basha dhe Partia Demokratike pas 25 prillit angazhohen të ulin taksat për shqiptarët dhe do të aplikojmë taksën e sheshtë që i jep frymë familjeve, bizneseve dhe rritjes ekonomike.

"Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë një plan serioz pune për ta nxjerrë Shqipërinë dhe ekonominë tonë nga gremina ku e ka rrokullisur Edi Rama dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 25 prillit angazhohen të ulin taksat për shqiptarët dhe do të aplikojmë taksën e sheshtë që i jep frymë familjeve, bizneseve dhe rritjes ekonomike.

Më shumë para do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe më shumë vende pune do të hapen nga paratë që do të kursejnë bizneset nga ulja e taksave. Me voten tuaj të 25 prillit, ju do të fitoni, do të fitojë ekonomia, do të fitojë Shqipëria", tha Teliti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 20/02/2021 18:20

    Per cfar gremine flet ky qe e koken si qen stani....

    Përgjigju
  • Haha: 20/02/2021 14:53

    Plan nga bufi pulave

    Përgjigju
  • Hahah: 20/02/2021 14:08

    Plani juaj ekonomike është vetëm shkatërrimtar për vendin.....premtoni lek për njerëzit po nuk thoni ku do i merrni keto lekë....doni të hiqni koncesionet që janë të domosdoshme...për të cilat paguhet penalitete...do i merrni lekët oligarkeve por nuk e thatë një emër oligarku...ose do ja merrni krimit....por nuk varet nga ju por nga gjykatat...Dmth nuk e keni idenë ku do merrni lekët.. do rrisin borxhet e popullit dhe do merrni në qafë fëmijët dhe të ardhmen e tyre...

    Përgjigju
  • robi: 20/02/2021 13:43

    Famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri e shfaq ne fytyre humbjen spektakolare te pd dhe sektit naziskin te leshelise ne zgjedhjet e 25 prillit. Gjigandi i sigurte drejt mandatit te trete dhe leshelija per skrap.Sudja e perralles me 5 pika ne te s'emes

    Përgjigju
  • LORA: 20/02/2021 11:55

    Planet e tua,o Telit,jane vetem historia kriminale dhe krethemelese e shtetit te shqiptarve,nga partia jote. Tung,,,,sado te cirresh deri ne 25 prill 2021.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë