Temperatura deri në -24 gradë dhe stuhi bore, shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Lionel Messit në SHBA

Temperatura deri në -24 gradë dhe stuhi bore, shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Lionel Messit në SHBA

Lionel Messi

SHBA, Missouri - Javier Mascherano nuk do debutojë këtë të martë në ndeshjen e parë zyrtare me Inter Miamin. Sfida kundër Kansas City e vlefshme për Champions Cup është shtyrë për shkak të temperaturave që parashikohet të shkojnë deri në -24 gradë celcius. Veç tyre në Kansas priten reshje të dendura dëbore dhe qeveria e futbollit në Amerikën e Veriut konfirmoi shtyrjen me 24 orë të takimit.

Përpara këtij vendimi ishte Inter Miami me në krye Lionel Messin që reaguan duke mos pranuar të shkonin në udhëtim, në të tilla kushte. "Pleshti" takoi drejtuesit e klubit dhe kërkoi që të bëheshin të gjitha përpjekjet që ndeshja të shtyhej, me kërkesën e tij që në fund u pa si e arsyeshme.

Një deklaratë zyrtare nga organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Veriut konfirmoi shtyrjen.

"Concacaf ka njoftuar se ndeshja e parë e serisë së Raundit të Parë midis Sporting Kansas City dhe Inter Miami është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që pritet të ndikojnë në zonën e Kansas City gjatë 24 orëve të ardhshme, duke përfshirë akumulimin e konsiderueshëm të reshjeve të borës", thuhet fillimisht.

Ndeshja në 'Children's Mercy Park', e planifikuar fillimisht për sot, do të zhvillohet nesër në orën 19:00 me orën lokale (20:00). Për më tepër, u konfirmua se vendimi pasoi një marrëveshje midis të dy klubeve për t'i dhënë përparësi shëndetit të lojtarëve të tyre dhe të gjithë të pranishmëve.

"Vendimi për të ricaktuar ndeshjen u mor për të vendosur prioritet sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve dhe në koordinim të ngushtë me klubet pjesëmarrëse dhe autoritetet lokale", mbyllej njoftimi.

Moti në Kansas

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren?  (VIDEO)

‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)