Moti në vendin tonë do të jetë i qëndrueshëm, mjegulla do të jetë e pranishme në mëngjes dhe mbrëmje përgjatë zonës verilindore, gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale parashikohen 5-12 gradë, temperaturat maksimale do të luhaten 20-23°C në veri, ndërsa vlerat e ditës 24-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Komento