Ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 28 °C
në zonat e ulëta 14 deri 30°C
në zonat bregdetare 15 deri 29 °C