Shqipëria do të ndikohet këtë të enjte nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa nga mesdita deri pasdite priten vranësira të pakta kalimtare në zonat malore.
Vranësirat mund të shoqërohen me reshje të izoluara dhe të dobëta shiu gjatë mesditës. Temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 7 metra në sekondë, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina do të arrijë deri në 12 metra në sekondë. Valëzimi në det parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë.










Komente
Komento