Temperatura deri në 34 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 34 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit e  vranësira pritet të jenë të pakta në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Në juglindje vranësirat përgjatë maleve do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut  me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. 

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 31°C

në zonat e ulëta 14 deri 34°C

në zonat bregdetare 18 deri 32°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston