Temperatura deri në 35 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 35 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Tirana, foto arkiv

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura.  Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 30°C

në zonat e ulëta 17 deri 35°C

në zonat bregdetare 20 deri 33°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania