Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore. Termometri shënon sot deri në 37 gradë celsius, duke shënuar kështu një ulje temperaturash të cilat gjatë kësaj jave kanë arritur deri në 43 gradë celsius.
Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.