Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.
Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male. Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në Dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 20-34 °C, në zonat e ulëta 19-37 °C dhe në bregdet 25-37 °C.
Komento