Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 38 gradë Celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-16 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës  1-3 ballë.