Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Temperaturat maksimale shënojnë vlerën 38 gradë Celcius në  qarkun e Tiranës, Elbasanit, Beratit dhe Fierit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.