Vendi ynë edhe këtë të enjte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 39 gradë Celcius në qarkun e Shkodrës dhe Beratit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës  1-2 ballë.