Temperatura deri në 39 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 39 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Orët e para të ditës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. Por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët. Vranësirat më të fokusuar do të jenë në skajin Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C vlera më e ulët deri në 39°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin