Temperatura deri në 39 gradë celsius...por e marta sjell reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

Temperatura deri në 39 gradë celsius...por e marta sjell reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Këtë javë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Me mot të kthjellët e alternime vranësirash kryesisht nga orët e mesditës. Ditët me diell do të mbizotërojnë pothuajse gjatë gjithë javës.

Por përjashtim bën dita e Martë ku reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit. Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.

Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndim - juglindje në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 8-9 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-14 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës