Sipas MeteoAlb, moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në gjysmën Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës së shtunë ku gjatë pasdites më të theksuara vranësirat do jenë në skajin verior dhe juglindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.