Vendi ynë edhe sot do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa vranësira mesatare hera-herës të dendura përgjatë relieveve malore në verilindje-juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatarederi në10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:  

Në bregdet: temperatura minimale 1°C  dhe temperatura maksimale 11°C          

Në vendet e ulëta: -3°C temperatura minimale dhe temperatura maksimale 12°C    

Në vendet malore:  -9°C temperatura minimale dhe temperatura maksimale 4°C