Paraditja në vendin tonë do të dominohet nga mot i kthjellët dhe intervale të gjata me diell, ndërsa herë pas here do të ketë kalime të lehta vranësirash. Kthjellimet më të gjata pritet të jenë përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të pranishme.
Sipas MeteoAlb, pas mesditës vranësirat do të shtohen gradualisht, fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht në ato qendrore, duke krijuar kushte për rrebeshe të izoluara shiu. Reshjet pritet të jenë më intensive në verilindje të vendit. Ndërkohë, në jug do të vijojë moti i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
Temperaturat minimale do të shënojnë një rritje të lehtë, ndërsa ato maksimale do të mbeten pothuajse të pandryshuara. Vlerat termike do të luhaten nga 17°C në Pukë, deri në 41°C, që pritet të jetë edhe temperatura më e lartë e regjistruar në vend.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 55 km/h, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.









Komente
Komento