Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta.
Sipas MeteoAlb mbetemi edhe ditën e martë në ndikimin e motit të thatë, por të ftohtë në të gjithë territorin shqiptar. Vranësirat e lehta e kalimtare shfaqen kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës, ku më të theksuara do jenë në rajonin Verior dhe Juglindor, por pa mundur të gjenerojnë reshje. Edhe orët e natës vijojnë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12 °C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h verior - verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Iberik prej ditësh është përfshirë nga një qendër e fuqishme ciklonare, e cila do vijojë të sjelli shira me intesistet të lartë dhe stuhi të fuqishme ere, po ashtu me vranësira dhe reshje dëbore mbetet pjesërisht Europa Qëndrore dhe Skandinavia. Ndërsa kthjellime dhe mot i ftohtë mbizotëron Europan Lindore dhe atë Jugore.