Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës.
Prezencë e mjegullës lokale / mjegullinës përgjatë zonave luginorenë orët e mëngjesit e të mbrëmjes, si dhe ngricave përgjatë akseve rrugore në lindje e verilindje të territorit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 12m/sek shoqëruar me valëzim në dete 1-2ballë.