Temperatura do rriten ndjeshëm, por pasditja do sjellë vranësira, moti për sot

Sipas MeteoAlb orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin zhvillim të vranësirave në vend duke krijuar mundësi për reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Ndërsa bregdeti në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës