Temperatura në rritje e diell, por vetëm e marta sjell reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë javë

Temperatura në rritje e diell, por vetëm e marta sjell reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Për javën që presim përpara mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike.

Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje (tashmë zyrtarisht në periudhën e pranverës) edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.

Përsa u përmend edhe më lart, për ditët e Hënë por edhe ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat ditën e Hënë do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën e pikave.

Përjashtim bënë dita e Martë. Moti për ditën e Martë parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash.

Temperaturat do të jenë me rritje të lehta përgjatë këtyre ditëve (kryesisht në vlerat e mesditës), por në vlera normale të mesatares klimaterike të vendit tonë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushatarak 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe