Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët më të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë ditën. Por parashikohet që herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në vend.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 - 40 km/h nga drejtimi Jugor - Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 - 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Qendra e kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për shira, kryesisht në orët e pasdites. Poashtu Ishujt Britanik dhe gadishulli Skandinav do të MBETEN me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Ndërsa Europa Lindore dhe Jugperëndimi i kontinentit do të PARAQITEN me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)