Sipas MeteoAlb: Edhe sot mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që orët e para të ditës të jenë me reshje shiu në zonat e ulta POR dëbore do të ketë në zonat malore.
Por mesdita dhe në vijim sjellin përmirësim të motit duke zhvendosur vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.
Nata largon vranësirat edhe nga këto zona.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.