Temperatura të larta dhe vranësira të lehta gjatë ditës, mbrëmja rezervon reshje! Si parashikohet moti për sot

Temperatura të larta dhe vranësira të lehta gjatë ditës, mbrëmja rezervon reshje! Si parashikohet moti për sot

Paraditja në vendin tonë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në veri të Shqipërisë duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore. Sipas MeteoAlb në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen duke përfshirë të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor - Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim dallgëzim 4 ballë.

Edhe në kontinentin Europian do të mbizotërojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore, ku në sasi më të konsiderueshme reshjet do jenë në Rajonin e Europës Qendrore. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet vetëm Veriu dhe Pjesërisht Europa Juglindore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë