Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimeve pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 2 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.