Vendi ynë mbetet në ndikimin e masave ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës, të cilat do të diktojnë në mot me vranësira të shpeshta dhe temperatura të larta, ndërsa reshje shiu do ketë në Verilindje të vendit.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 36°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2- 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe Ishujt Britanikë vijojnë me vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu, ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Europën Juglindore, Qendrën dhe Gadishullin Skandinav.